Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, një prej të cilëve i mitur, të cilët akuzohen për vjedhje.
Në kuadër të operacionit “Përsëritësi” u arrestua S. K., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, i cili sipas policisë shtynte në këtë krim dhe një të mitur 13 vjeçar.
Të dy këta persona dyshohet se janë autorët e disa vjedhjeve në lokale e markete në kryeqytet.
Po ashtu, gjatë hetimeve u zbulua se 21-vjeçari i ka shitur një shtetasi tjetër veshje uniforme policie, një radio, një palë pranga, si dhe municion luftarak. Punohet ende për të përcaktuar burimin e sigurimit të këtyre sendeve të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)