Falë bashkëpunimit midis Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, është finalizuar ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksionit policor “The Ëanted”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
E. G. dyshohet se, në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, ka tentuar të kryejë vrasjen e një shtetasi në qytetin e Beratit. Ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së Policisë së Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)