Hodhi fishekzjarrë gjatë derbit Tirana-Partizani, e pëson i riu

Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka hedhur fishekzjarrë në fushë gjatë derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani.

08.12.2025. 11:46

Hodhi fishekzjarrë gjatë derbit Tirana-Partizani, e pëson i riu

Një 20 vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike të palejuar gjatë zhvillimit të ndeshjes së derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Specialistët e komisariatit nr.1 referuan materialet në prokurori për K. D., 20 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes, dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike në fushë.

Kujtojmë se ndeshja përfundoi me fitoren e Partizanit 2-0, duke zhytur më tej në fundin e tabelës ekipin e Tiranës.

Policia ka paralajmëruar edhe më herët se do të marrë masa ndaj të gjithë atyre tifozëve që shkaktojnë incident në stadium gjatë aktiviteteve sportive, duke i proceduar sipas ligjeve në fuqi për këto shkelje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)