Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Durrësit ku për pasojë janë plagosur një grua dhe fëmija e saj i mitur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Curri”, ku shtetasi T.A, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur me makinë, një nënë bashkë me fëmijën e saj të mitur, teksa ishin duke kaluar rrugën.
Më pas ai është larguar nga vendngjarja dhe nuk iu ka dhënë atyre ndihmën e parë për tu ndaluar më pas nga policia.
Sipas të dhënave nëna me fëmijën janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, që nisi procedimi penal për shtetasin T. A., banues në Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)