Policia greke ka arritur të arrestojë gjashtë anëtarët e një organizate kriminale, vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se organizuan edhe atentatin ndaj bosit të mafias helene Giannis Lalas.
Sipas informacioneve të mediave greke, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë.
Atentati që i mori jetën Lalas ndodhi shtatorin e kaluar në Pagrati dhe besohet se ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare me drejtuesit e bandës.
Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalës është kryer nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën "Demos", ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.
Gjatë aksionit për ndalimin e tyre policia gjeti katër kallashnikovë dhe tre pistoleta, ndërsa u sekuestruan gjithashtu sasi kokaine dhe parash.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme, pasi hetimi është ende në vazhdim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)