Një zënkë mes fëmijëve ka agravuar deri në plagosje me thikë në Patos. Policia njofton se në konflikt janë përfshirë dy familje që jetonin pranë njëra-tjetrës.
Newsmax Balkans mëson se Shpëtim Qerimaj ka goditur me grushte dhe me sende të forta babanë e 36-vjeçarit Marjus Grëmbi, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur duke goditur me mjet prerës 41-vjeçarin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, informon policia.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se konflikti mes dy familjeve ka nisur pasi më parë ka pasur një zënkë mes fëmijëve të tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)