I dënuar për dy krime, arrestohet 35-vjeçari në Krujë

Një 35 vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Krujës pasi rezulton se është dënuar me 6 vjet e 8 muaj nga Gjykata e Posaçme për pjesëmarrje në grup kriminal për kultivimin e narkotikëve.

09.12.2025. 12:19

I dënuar për dy krime, arrestohet 35-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person, i dënuar nga drejtësia në të njëjtin vit për dy krime të ndryshme.

Në kuadër të operacionit “Pjesëtari” është vënë në pranga Armand Dervishi, i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për pjesëmarrje në grup kriminal për kultivimin e narkotikëve.

Ky vendim, po ashtë është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dervishi, rezulton i dënuar në vitin 2024 dhe për ndërtim të paligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)