FNSH mësyn në Nikël, kontrolle në banesat e fisit Rraja, 6 të arrestuar

Forca të shumta policie kanë mësyrë mëngjesin e kësaj të mërkure në Krujë dhe Nikël, duke shoqëruar pjesëtarë të fisit Rraja.

10.12.2025. 09:39 >> 12:48

FNSH mësyn në Nikël, kontrolle në banesat e fisit Rraja, 6 të arrestuar

E mërkura ka nisur me një aksion të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës, ku mësohet se është mësyrë për të ushtruar kontrolle në banesat e fisit Rraja.

Newsmax Balkans mëson se policia në kuadër të hetimeve për trafik droge ka ndaluar disa persona, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahaman Rraja.

“Këto shtetas akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer ne bashkëpunim ne formën e veçantë të bashkëpunimit te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 i Kodit Penal.”

Tre anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u godit me urdhër të SPAK, masa e arrestit ju është komunikuar në qeli. Bëhet fjalë për Islam Sefën, Aldo Gjinin dhe Jani Çavon.

Të shoqëruar:

Marvin Bushati

Agim Nina (alias Lorenc Selmani)

Gazmir Rraja

Perparim Rraja

Rexhep Rraja

Në kërkim:

Ervis Shuli

Bujar Sefa 

Hajdar Sefa

Vildan Baroku

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)