Kokainë, armë dhe mijëra euro, arrestohet shoferi i autobusit në portin e Durrësit

Shoferi i një autobusi është vënë në pranga nga policia kufitare në Durrës, pasi në posedim të tij janë gjetur armë e drogë.

10.12.2025. 09:59

Kokainë, armë dhe mijëra euro, arrestohet shoferi i autobusit në portin e Durrësit

Shoferi i një autobusi është vënë në pranga nga policia kufitare në Durrës, pasi në posedim të tij janë gjetur armë e drogë. Policia bën me dije se ka arrestuar 42-vjeçarin Dritan Ferrunaj pasi gjatë kontrollit të kryer në autobusin e drejtuar pre tij, uniformat blu gjetën 92 gramë kokainë, disa bizhuteri të dyshuara flori, një pistoletë dhe para cash.

Ndërkohë brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra. Kokaina, arma, bizhuteritë dhe paratë u sekuestruan si provë materiale.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë veprat "Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave".

“U finalizua operacioni policor i koduar “Full scan”. Autoritetet doganore në portin e Durrësit, ushtruan kontroll të imtësishëm në hyrje, në vijën e dytë, në autobusin që drejtohej nga shtetasi D. F. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit D. F., në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë disa akuza si "trafikim i lëndëve narkotike”, “trafikim i armëve dhe i municionit”, “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “kontrabandë me mallra të licencuara”, “kontrabandë me mallra të tjera”, “kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, "pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “fshehja e të ardhurave".

Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)