I vuri flakën “Audi-t” me vlerë 100 mijë euro në Tiranë, kapet pas 24 orësh autori

Policia në Tiranë ka arrestuar brenda 24 orësh një 39-vjeçar, i cili akuzohet se i ka vendosur flakën një automjeti tip "Audi", me vlerë rreth 100 mijë euro, mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

10.12.2025. 14:10

I vuri flakën “Audi-t” me vlerë 100 mijë euro në Tiranë, kapet pas 24 orësh autori

Djegia e një automjeti tip “Audi” me vlerë rreth 100 mijë euro në Tiranë, tashmë e ka një autor, të identifikuar dhe arrestuar.

Policia e kryeqytetit bënë me dije se kanë vënë në pranga 39-vjeçarin Erges Shegani për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Memo Meto”.

Sipas uniformave blu, autori i ka vënë flakën mjetit në pronësi të një 44-vjeçari për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip "Audi" në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit "Price", brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, informon policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)