Pas 5 vitesh pushohet çështja ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme ka mbyllur përfundimisht hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke i dhënë fund një dosjeje që zgjaste prej vitesh.

10.12.2025. 17:54

Pas 5 vitesh pushohet çështja ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme ka mbyllur përfundimisht hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke i dhënë fund një dosjeje që zgjaste prej vitesh. 

SPAK kishte hetuar ish-magjistratin për dyshime mbi fshehje pasurie, por pas një procesi të gjatë verifikimesh ka konkluduar se provat e mbledhura nuk mbështesnin akuzën. 

Sipas burimeve zyrtare, Prokuroria e Posaçme i paraqiti GJKKO-së kërkesën për pushimin e çështjes, kërkesë që u pranua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili theksoi në vendimin e tij se “fakti penal nuk ekziston”. Kështu, procedimi penal mbyllet për mungesë të provave të arsyeshme dhe bindëse. 

Hetimet ndaj Zaganjorit kishin nisur pas shkarkimit të tij nga detyra rreth pesë vite më parë, periudhë kur ai iu nënshtrua procesit të vettingut. Në KPK ai u konfirmua, por vendimi u ankimua me rekomandimin e ONM-së, duke çuar në shkarkimin e tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme në justifikimin e pasurisë, një nga tre kriteret e vettingut. 

Pas largimit nga drejtësia, SPAK vijoi hetimet për fshehje pasurie, të cilat tashmë kanë përfunduar zyrtarisht me pushimin e çështjes për shkak të mungesës së elementëve penalë. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)