Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

11.12.2025. 09:08 >> 09:11

Gjendet një trup i pajetë pranë urës së Telit në Shkodër

Një trup i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave si edhe identifikimin e personit që ka ndërruar jetë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)