GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit “Rraja”

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e grupit kriminal “Rraja”, ndërsa ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Marvin Bushatit, të kapur me armë dhe municion.

11.12.2025. 17:11

GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit “Rraja”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 10 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të njohur si grupi “Rraja”. 

Kërkesa u depozitua duke kërkuar verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për të gjithë të arrestuarit dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të Marvin Bushatit. 

Në përfundim të seancës, trupi gjykues pranoi plotësisht kërkesën e SPAK, duke urdhëruar që të gjithë të hetuarit, Islam Sefa (alias Xaka), Rexhep Rraja, Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (alias Çoku), Aldo Gjini (alias Iamandri), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati, të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim për akuzat e rënda që lidhen me trafikim narkotikësh dhe përfshirje në organizatë kriminale. 

Sipas SPAK, Personat e lartpërmendur akuzohen në episode të ndryshme të aktivitetit kriminal, përfshirë drejtimin ose pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. 

Gjykata vlerësoi gjithashtu si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Marvin Bushatit, më 10 dhjetor, pasi gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë në banesën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)