Mbajtën 2 javë peng kosovarin në Vlorë dhe e dhunuan, shoqërohen 4 persona, i kërkuan 70 mijë euro

Policia në Vlorë ka shoqëruar 4 persona pasi dyshohet se kanë mbajtur peng një shtetas kosovar, duke i kërkuar këtij të fundit 70 mijë euro.

12.12.2025. 08:16

Mbajtën 2 javë peng kosovarin në Vlorë dhe e dhunuan, shoqërohen 4 persona, i kërkuan 70 mijë euro

Policia e Vlorës bën me dije se pasditen e së enjtes ka shoqëruar në polici 4 persona të cilët dyshohet se kanë mbajtur me forcë jashtë vullnetit të tij një shtetas kosovar.

Sipas të dhënave paraprake, të katër personat e kanë mbajtur peng qytetarin nga Kosova në një banesë në zonën e quajtur si Rruga e Re, dhe i kanë kërkuar atij 70 mijë euro.

Viktima ka qëndruar i mbyllur për më shumë se dy javë në banesë, ku dyshohet edhe se është dhunuar nga 4 të dyshuarit.

Mësohet se ka qenë motra e pengut që jeton në Suedi ajo që ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka rënë në gjurmët e të dyshuarve.

Momentalisht, nuk ka detaje të mëtejshme për ngjarjen, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)