Gjykata Kushtetuese pritet që ditës së sotme të japë vendimin e saj nëse do të kalojë për shqyrtim kërkesën e qeverisë për çështjen e zv.kryeministres Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Qeveria e ka ankimuar në Kushtetuese këtë vendim të gjykatës me pretendimin se GJKKO ka marrë kompetencat e Kryeministrit dhe Presidentit dhe ka shkelur Kushtetutën.
Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
GJKKO vendosi 2 masa sigurie ndaj Belinda Ballukut, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)