Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me operacionin e fundit në zonën e Dobraçit dhe Fushë Kuqes, në fund të të cilit u vunë në pranga dy persona.
Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, për të cilët GJKKO ka caktuar masat e sigurisë arrest me burg për veprat penale, grup i strukturuar kriminal dhe sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim të posaçëm të grupit kriminal.
Në momentin e arrestimit, dy personave iu sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak.
Dy personat cilësohen si pjesë e grupit të Ervis Martinajt. Ervin Merlika ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pasi dyshohet se ka qenë pjesë e planit të organizuar nga Ervis Martinaj për vrasjen e Indrit Dokles.
Ndërsa Fredi Xhixha dyshohet se ishte ura lidhëse mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Vëllai i Xhixhës gjithashtu, rezulton i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)