Policia e Vlorës ka zbuluar detaje në lidhje me rastin e pengmarrjes, ku një shtetas kosovar u mbajt i mbyllur për dy javë nga disa persona, të cilët i kërkonin 70 mijë euro.
Në njoftimin zyrtar të bluve të qytetit bregdetar mësohet se 3 persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.
Të arrestuarit janë shtetasit Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj nga fshatrat e Lumit të Vlorës të cilët kishin rrëmbyer shtetasin kosovar Fisnik Xhaka.
Xhaka është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, pasi kishte shembje në trup dhe plagë të tjera, çka të bën të dyshosh se ai ishte dhunuar nga pengmarrësit gjatë kësaj kohe.
Gjatë kontrollit në banesën e Zogajt, policia ka sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
39 vjeçari nga Mitrovica prej datës 28 nëntor ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, në lagjen “Osman Haxhiu”.
“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, njofton policia.
Mësohet se ka qenë motra e pengut që jeton në Suedi ajo që ka njoftuar policinë e Vlorës, e cila ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që kërkonin 70 mijë euro për lirimin e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)