Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
GJKKO ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku, Artan (alias Marjus) Tafani, të cilëta akuzohen për disa ngjarje të rënda kriminale kryer në harkun kohor të dy viteve, kryesisht në zonën e Lushnjës.
Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen me protagonist Laert Haxhiun, ku bëjnë pjesë edhe Kristi Bixheku dhe i penduari i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani.
Të tre të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, që përfshijnë vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje dhe vrasje për gjakmarrje.
Në njoftimin zyrtar, GJKKO bën të ditur se Laert Haxhiu akuzohet për 14 ngjarje të rënda kriminale. Sipas Gjykatës, Haxhiu konsiderohet drejtues dhe organizator i një grupi të strukturuar kriminal dhe akuzohet për përfshirjen në ngjarje të ndodhura në Lushnjë, Tepelenë, Peqin, Durrës, Shijak dhe zona të tjera, duke nisur nga prilli 2021 deri në periudhën prill–maj 2024.
Në njoftim thuhet se ai përballet me akuza për “vrasje me paramendim, e kryer për interes”, “vrasje për gjakmarrje”, “shkatërrim të pronës me eksploziv”, “mbajtje pa leje të armëve”, “vjedhje me armë”, “sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, si dhe veprime të tjera të kryera në formën e bashkëpunimit në “grup të strukturuar kriminal”.
Ndaj Kristi Bixhekut rëndojnë kryesisht akuza për shkatërrim prone me eksploziv dhe sigurim kushtesh për vrasje në lidhje me ngjarjet e ndodhura në vitet 2022–2024.
Ai dyshohet se ka vepruar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Haxhiu.
Sakaq, Artan Tafani, i cili mban statusin e të penduarit të drejtësisë, akuzohet për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje. Akuza lidhet me një ngjarje të ndodhur më 6 korrik të vitit 2022 në Lushnjë.
Gjykata e Posaçme deklaron se në seancën paraprake të 12 dhjetorit 2025 është vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për dërgimin e çështjes në gjykim. Dosja hetimore në ngarkim të Laert Haxhiut përmban 45 volume me qindra faqe secila, procesverbale, prova materiale, dëshmi dhe akte hetimore.
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 35 min më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 10 min më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 6 min më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 47 min më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 54 min më parë28.01.2026.
AutoriPasditen e sotme një makinë ka rënë në ujërat e liqenit të Vaut të Dejës, në urën e Spatharit në rrugën që lidh zonën me Shkodrën. Fatmirësisht tre personat që udhëtonin me këtë mjet kanë shpëtuar dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
16:57 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Kapitaneria e Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla të lundrimit për shkak të motit të keq.
16:53 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Agjencia Shtetërore e Kadastrës sqaron se transferimi i zyrës së Vlorës në Tiranë është një proces që ka nisur 5 vite më parë me qëllimin e vetëm për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.
16:37 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga ngjarjet që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Ish presidenti shprehet se iu ushtrua presion në atë kohë që të mos shtynte përpara hetimin e dosjes.
16:21 1 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)