Përmbyset traktori, humb jetën i moshuari në Berat

Një 62 vjeçar në Berat ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së dielës. Viktima po punonte tokën me traktor, kur ai është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

14.12.2025. 09:17

Përmbyset traktori, humb jetën i moshuari në Berat

Një 62 vjeçar nga Berati ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së dielës, teksa ishte duke punuar tokën.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se Xhoxhi Prifti po punonte tokën me traktor, kur ky i fundit është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

62 vjeçari mori plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)