Një sharje në rrjetet sociale përfundon në dhunë me çekiç në Tiranë
Një sherr virtual në TikTok degjeneroi në një akt të rëndë dhune në Tiranë, ku një 26-vjeçar u godit brutalisht me çekiç pranë Freskut.
18:19 1 ditë më parë12.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 16 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë për krime mjedisore në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan. Nga hetimet e kryera rezultoi se subjektet e vendosura në zonën e ish-Metalurgjikut në Tiranë kishin shkelur rëndë legjislacionin mjedisor.
Policia e Shtetit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Metalurgjiku”, i cili kishte si objektiv goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 16 persona, 8 prej të cilëve shtetas, pjesë e dy subjekteve juridike, për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës.
Personat e arrestuar janë administratorë, drejtorë prodhimi, inxhinierë, përgjegjës turni, operatorë furre dhe punëtorë. Mes tyre është vënë në pranga dhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas, aksionerë të subjekteve tregtare.
Nga hetimet e kryera rezultoi se subjektet e vendosura në zonën e ish-Metalurgjikut në Tiranë kishin shkelur rëndë legjislacionin mjedisor dhe rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përpunimin e mbetjeve të baterive.
Për shkeljet e konstatuara, u vendosën masa administrative në vlerën 3 milionë lekë dhe 10 milionë lekë, si dhe pezullimi i aktivitetit të të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës.
Shpallen në kërkim 8 shtetas, aksionerë.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetas, konkretisht:
J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë;
B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi;
E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik;
R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor;
I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si më poshtë:
3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
U sekuestruan celularë dhe DVR.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy nga tre personat që akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng në një banesë në qytetin bregdetar, një 39-vjeçar nga Kosova.
16:31 1 h më parë14.12.2025.
Autori
SPAK ka reaguar për mediat pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj agjentëve të BKH-së, për të cilët tha se kanë refuzuar të dorëzojnë armët , gjatë një vizite të tyre në Kryeministri.
16:09 1 h më parë14.12.2025.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka komentuar debatet në mbledhjen e Kryesisë së PD. Sipas tij, nuk ka përçarje të re, teksa denoncoi rastet kur zyrtarë të lartë të kësaj qeverie kanë flirtuar me qeverinë.
13:01 5 h më parë14.12.2025.
Autori
Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita më 22 dhjetor në Tiranë.
12:39 5 h më parë14.12.2025.
Autori
Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese në bashkëbisedimin e tij me qytetarët në rrjetet sociale, pas vendimit të kësaj të fundit për të hequr pezullimin për zv.kryeministren Belinda Ballukut. Sipas Berishës, Kushtetuesja i dha kohë Ballukut të prishë provat.
12:25 5 h më parë14.12.2025.
Autori
Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga në aksin rrugor Berat-Lushnje dhe ka përfunduar në kanal.
12:11 5 h më parë14.12.2025.
Autori
Edi Rama akuzoi disa përfaqësues të drejtësisë se për të dytë herë brenda pak kohësh kërkonin të merrnin kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit. Kreu i qeverisë solli në vëmendje kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve që kërkonin me ngulm rritjen e pagave.
15:44 2 h më parë14.12.2025.
Autori
Kryeministri Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese zmbrapsi një brutalitet ndaj shtetit demokratik, me vendimin e saj për të hequr pezullimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i qeverisë shtoi se gjykata më e lartë e vendit eliminoi një precedent unik në botë.
15:45 2 h më parë14.12.2025.
Autori
Kryeministri Rama ka vlerësuar në podcastin e tij drejtimin e SPAK nga Altin Dumani dhe i ka uruar kreut të ri të institucionit, Klodian Braho që ta çojë atë në një nivel të ri.
15:45 2 h më parë14.12.2025.
Autori
Komente (0)