Në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohet 24-vjeçari në Borje të Kukësit

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për vjedhje të rëndë, është kapur dhe arrestuar në fshatin Borje nga policia shqiptare, me qëllim ekstradimin në Kosovë.

15.12.2025. 10:00

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, pas një pune të kujdesshme operacionale dhe informacioni të grumbulluar në terren, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit drejt Kosovës do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët e tyre kosovarë, ndërsa policia thekson se operacioni është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim parandalimin e krimeve dhe sigurimin e drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)