Ngjarje e rëndë në Elbasan, vëllai godet me thikë vëllanë

Një 35-vjeçar nga fshati Labinot Fushë, Elbasan, është arrestuar në flagrancë pasi goditi me thikë vëllanë e tij, 46-vjeç, për motive të dobëta.

15.12.2025. 11:17

Ngjarje e rëndë në Elbasan, vëllai godet me thikë vëllanë

Një 35-vjeçar nga fshati Labinot Fushë, Elbasan, është arrestuar në flagrancë pasi goditi me thikë vëllanë e tij, 46-vjeç, për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur i dëmtuari u paraqit në Spitalin Rajonal Elbasan për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit reagoi menjëherë pas njoftimit dhe organizoi veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, uniformat blu sekuestruan thikën me të cilën dyshohet se është kryer sulmi, si dhe disa fishekë të armës së gjahut.

Shtetasi B. H. do të procedohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)