E rëndë në Llogara, një person digjet brenda makinës

Një person është djegur i gjallë brenda automjetit të tij që është shkrumbuar nga flakët në qafën e Llogarasë, në zonën që të çon drejt antenave.

15.12.2025. 15:12

E rëndë në Llogara, një person digjet brenda makinës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Llogora, ku dyshohet se një person është djegur i gjallë brenda automjetit të tij që është shkrumbuar nga flakët.

Nga informacionet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të dalë në kohë jashtë për të shpëtuar kur makina u përfshi nga flakët.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa më shumë detaje pritet të mësohen në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)