Operacioni “Metalurgjiku”, gjykata liron 16 të arrestuarit, prokuroria paralajmëron apelimin

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga qelia të gjithë personat e arrestuar për dosjen “Metalurgjiku”, duke i lënë të gjithë me masën “detyrim paraqitje”. Prokuroria ka bërë më dije se do ta apelojë këtë vendim.

16.12.2025. 21:57

Operacioni “Metalurgjiku”, gjykata liron 16 të arrestuarit, prokuroria paralajmëron apelimin

Pas rreth 8 orësh seance, Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë 16 personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit “Metalurgjiku”, të dyshuar për krim mjedisor në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan. Arrestimi i tyre u konsiderua i paligjshëm nga gjykata, prandaj ata u liruan, duke i lënë me masë detyrim paraqitje.

Organ i akuzës, i përfaqësuar nga kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin e gjykatës.

Operacioni lidhej me dy kompani ferrokromi që vepronin pranë ish-metalurgjikut dhe që akuzoheshin për shkaktimin e ndotjes masive. Ndërkohë, 8 aksionerë të tjerë të përfshirë në këtë rast janë ende në kërkim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se subjektet e vendosura në zonën e ish-Metalurgjikut në Tiranë kishin shkelur rëndë legjislacionin mjedisor dhe rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve, përfshirë përpunimin e mbetjeve të baterive.

Për shkeljet e konstatuara, u vendosën masa administrative në vlerën 3 milionë lekë dhe 10 milionë lekë, si dhe pezullimi i aktivitetit të të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

Zbutja e masës së sigurisë është bërë për:

-Juncheol Chung

-Ismail Dybeli

-Prakash Kadel

-Rahul Pal

-Styend Pal

-Munna Singh

-Rajesh Yadav

-Aaditiya Raj

-Rahul Pal

-Dheeraj Kumar

-Jakup Karaj

-Dorjan Xhufka

-Elton Bejkolli

-Besnik Abdiaj

-Elton Beqi

-Eglis Flaga

Në kërkim:

-Agron Shapllo

-Serafin Orgocka

-Ilir Londo

-Ajet Kala

-Dritan Konica

-Fejzo Meçaj

-Bujar Zogu

-Gjergji Bezati

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)