Plagosën me armë “Gucci-n” e Tik Tok, policia shpall në kërkim tre persona
Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen që ndodhi dy ditë më parë, ku pranë një lokali u qëllua me armë zjarri në drejtim të Fabian Kuçit, i njohur si personazhi "Gucci" i rrjetit social Tik Tok.
Dy ditë pas plagosjes së ndodhur në qytetin e Durrësit, ku u qëllua me armë në drejtim Fabian Kuçit, i njohur si personazhi “Gucci” në rrjetin social “Tik Tok”, policia e Durrësit ka bërë me dije se ka identifikuar tre persona si autorë të kësaj ngjarje.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të së hënës, ku dy automjete i janë afruar lokalit në lagjen Nr.9 të qytetit bregdetar, ku qëndronte 33-vjeçari dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të lehtë.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A.N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës. Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë”, informon policia.
Një personazh i njohur i rrjeteve sociale në Shqipëri është plagosur mbrëmjen e së hënës në Durrës, pas një konflikti që dyshohet të ketë lidhje me aktivitetin e tij në platformën TikTok.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)