Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur pasditen e sotme në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kurbin-it, rreth orës 16:25, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, është paraqitur në spital me plagë në dorë, të shkaktuar dyshohet nga armë zjarri, në rrethana ende të paqarta. Burime mjekësore bëjnë me dije se i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri në këto momente, policia nuk ka mundur ta marrë në pyetje 50-vjeçarin, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një plagosje të qëllimshme apo për vetëplagosje.
Sakaq, NewsmaxBalkans mëson se i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Pjetër Marku i ka kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat dhe i riu ka reaguar duke qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të 50-vjeçarit.
Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)