Tentoi të vriste një person, arrestohet në bulevardin e Tiranës

Gjithashtu në pranga përfunduan edhe dy përkrahës të tij. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa personi i dytë u arrestua teksa shoqërohej me të.

18.12.2025. 12:24

Tentoi të vriste një person, arrestohet në bulevardin e Tiranës

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një personi, i cili tentoi të vriste një shtetas në zonën e Institutit në kryeqytet. 36-vjeçari u lokalizua dhe i’u vendosën prangat në bulevardin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu në pranga përfunduan edhe dy përkrahës të tij. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, pasi i akuzuari F. F. Plagosi shtetasin M. J. Për motive të dobëta, ndërsa personi i dytë u arrestua teksa shoqërohej me të në momentin e ndalimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Akuza”.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut, lokalizohet dhe vihet në pranga në bulevardin "Nënë Tereza", 36-vjeçari. Në pranga dhe 2 përkrahës të 36-vjeçarit. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”.

Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

-F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)