Shpërthim në Tiranë, tritol makinës në oborrin e shtëpisë

Shpërthim në një automjet në Tiranë. Dyshohet se makinës I është vendosur lëndë plasëse në zonën e Selitës së Vogël. Nuk ka të lënduar.

19.12.2025. 08:48

Shpërthim në Tiranë, tritol makinës në oborrin e shtëpisë

Një shpërthim me tritol dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së premte në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ku  dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)