Aksident në aksin Fier–Berat, traktori përmbyset pasi përplaset nga "Benzi"

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.

19.12.2025. 18:41

Aksident në aksin Fier–Berat, traktori përmbyset pasi përplaset nga "Benzi"

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Josif Shkëmbi, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

Aksi Fier–Berat njihet si një prej segmenteve më problematike të qarkullimit rrugor, ku janë regjistruar shpesh aksidente, disa prej të cilave me pasoja të rënda për jetën e drejtuesve dhe kalimtarëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)