Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Gjadrit.
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, automjeti me drejtues F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, i drejtuar nga E. S.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)