Kanabis nga Kanadaja në kuti atletesh, arrestohet 23 -vjeçari në Tiranë

Policia në Tiranë ka goditur një rast të shpërndarjes së kanabisit duke arrestuar një 23-vjeçar nga Dibra, në zonën e njohur si “5 Maji” në kryeqytet.

20.12.2025. 09:37

Kanabis nga Kanadaja në kuti atletesh, arrestohet 23 -vjeçari në Tiranë

Policia në Tiranë ka goditur një rast të shpërndarjes së kanabisit duke arrestuar 23-vjeçarin Domeniko Cibaku, në zonën e njohur si “5 Maji” në kryeqytet.

Uniformat blu bëjnë me dije se sasia e kanabisit të sekuestruar dyshohet se ka ardhur nga Kanadaja.

“Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: D. C., 23 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro”, informon policia.

Sakaq, autoritetet do të vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në skemën e trafikimit të kanabisit nga Amerika e Veriut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)