Kallashin në valixhe gati për shitje, bie në pranga 24-vjeçari në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia teksa transportonte në një valixhe udhëtimi një kallashnikov, me qëllim shitjen e armës.

20.12.2025. 10:02

Kallashin në valixhe gati për shitje, bie në pranga 24-vjeçari në Tiranë

Tentativa e një 24-vjeçari në Tiranë për të shitur një armë zjarri të llojit kallashnikov ka dështuar, pasi është vënë në pranga nga efektivët e policisë, pranë terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”.

Policia e kryeqytetit bën me dije se i riu ishte duke transportuar kallashnikovin me municion, me qëllim shitjen, në një valixhe.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”, informon policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)