Bashkëautore në një grabitje me dhunë në Tropojë, 23-vjeçarja shqiptare arrestohet në Serbi

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer në vitin 2021.

20.12.2025. 11:13

Bashkëautore në një grabitje me dhunë në Tropojë, 23-vjeçarja shqiptare arrestohet në Serbi

Katër vite pasi mori pjesë në një grabitje me dhunë në Tropojë, një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Serbi. E reja e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga falë bashkëpunimit të Interpolit, policisë shqiptare dhe autoriteteve serbe.

“U arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe. Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, informon polica.

Ngjarja për të cilën është dënuar 23-vjeçarja ka ndodhur në vitin 2021, në fshatin Dojan të Tropojës, ku ajo në bashkëpunim me shtetasin me iniciale V. M., grabitën me dhunë një vajzë duke i marrë celularin dhe një shumë eurosh.

Policia shqiptare tashmë po bashkëpunon me autoritetet në Beograd për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)