Arrestohet 40-vjeçari në Kukës,bashkëshortja e kallëzoi për abuzim seksual me vajzat e mitura

Policia në Kukës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar më parë me burg për dhunë ndaj bashkëshortes dhe i kallëzuar nga bashkëshortja për abuzim seksual me dy vajzat e tij të mitura.

20.12.2025. 14:41

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi armësh dhe lëndësh shpërthyese, konkretisht 14 kapsolla detonator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.

Sipas njoftimit zyrtar, “shtetasi Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ishte arrestuar edhe në prill të vitit 2024, pas kallëzimit të bashkëshortes për dhunë në familje, ndërsa dyshohet se ka kryer edhe ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij të mitura”.

Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij, vijojnë hetimet nga Prokuroria për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tij kriminale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)