Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, gjatë një operacioni të IMT për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga subjekte të ndryshme.
Sipas raportimeve paraprake, kreu i IMT dhe një inspektor kanë hasur në rezistencën e 4 personave që kundërshtonin heqjen e tendave.
Situata ka agravuar dhe të dy palët janë përfshirë në një konflikt fizik, çka ka bërë të nevojshme dhe ndërhyrjen e policisë.
Por as kjo gjë nuk i ka ndaluar 4 personat, të cilat kanë vijuar përballjen e tyre edhe me efektivat blu. Nisur nga ku fakt, një efektiv ka nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër.
Më pas, në vendngjarje kanë shkuar dhe përforcime, të cilët kanë shoqëruar në komisariat të 4 personat e përfshirë në këtë incident të rëndë. Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije.
Kujtojmë që operacioni për lirimin e hapësirave publike, është një nismë e qeverisë, e trumbetuar nga kryeministri Rama, i cili ka shprehur angazhimin se ky aksion do të përfundojë atëherë kur të hiqet çdo gjë në kundërshti me ligjin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)