Një 30 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve nga policia e shtetit, 30 vjeçari Nelson Pashka u ndalua në vendin e njohur si “Shkalla e Zezë”, teksa po transportonte me makinën e tij 51 kg lëndë narkotike marijuanë, e ndarë në 48 pako.
Po ashtu gjatë këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe bashkëpunëtorët e të arrestuarit Elidon Pashka, vëllai i 30-vjeçarit të arrestuar, Dorjan Cilingari dhe Sheme Agaj.
Policia arriti ta gjente lëndën narkotike të fshehur në pjesën e shasisë së makinës së 30 vjeçarit Pashka, në një hapësirë të improvizuar.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Nissan” dhe me 3 celularë të të arrestuarit.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetime me qëllim individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)