Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç. Sipas burimeve, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)