Në seancën që u mbajt sot togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 të dyshuarit e tjerë, të cilët janë arrestuar pasi është konstatuar se shpërndanin droga të llojeve të ndryshme në kryeqytet.
I vetmi që u la i lirë është shtetasi Blerim Mali, i cili rezulton se ka dy familjarë të sëmurë për të cilët është personi i vetëm që mund të kujdeset.
Një grup prej 33 personash që shpërndanin drogëra të llojeve të ndryshme në kryeqytet, është goditur nga Policia e Tiranës duke çuar pas hekurave 27 prej tyre, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të shpallur në kërkim.
Ndalimi i 22 personave në Tiranë u bë pas 4 javësh hetime intensive nga policia e kryeqytetit. Të arrestuarit vepronin individualisht ose të organizuar në grupe për shpërndarjen e drogave të ndryshme. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 500 gramë kokainë, 10 kg kanabis dhe 100 doza të kësaj lënde, si dhe 5 automjete.
"Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike", informoi policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)