Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për shkaktimin e një aksidenti me pasojë vdekjen.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”.
Automjeti që drejtohej nga shtetasi O. B., 31 vjeç, ka përplasur këmbësoren, me inicialet F. H., 64 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan drejtuesin e mjetit në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)