Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, gjatë së cilës ka arrestuar një 28 vjeçar që ecte i armatosur me automatik kallashnikov në rrugët e qytetit.
Sipas të dhënave paraprake, 28 vjeçari Adrian Gjoka, në gjendje të dehur kërcënonte me armë qytetarët në rrugë dhe kishte thyer xhamat e disa makinave dhe të një lokali.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bën të mundur neutralizimin dhe më pas arrestimin e 28 vjeçarit të dehur.
Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua automatiku dhe një sasi municionesh që i kishte me vete. I riu u dërgua në paraburgim dhe ndaj tij po kryen të gjitha veprimet proceduriale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)