Nuk kanë të ndaluar “hallet” e qytetit të Vlorës në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.
Pas riparimit të defektit të rëndë që la të gjithë qytetin pa ujë për 5 ditë, disa lagje të Vlorës janë sërish pa ujë të pijshëm.
Kjo pasi mesnatën e kaluar, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur saracineskën e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.
Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë te zona e Stacionit të Trenit të Mallrave, Petrolifera, TECI, Porti i Peshkimit, Zvërneci.
Ujësjellësi njofton se grupet e punës kanë ndërhyrë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)