Tre të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e 1 janarit në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë kanë humbur jetën nga palët e mara të dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Një 20-vjeçare është plagosur rëndë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)