Policia ka arrestuar 28-vjeçarin i cili pasditen e të dielës përplasi për vdekje një këmbësor. Sipas informacioneve më të fundit nga blutë e Durrësit, ndaj të riut që u shoqërua një ditë më parë ëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.
"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin në rrugën e re të portit, me pasojë vdekjen e shtetasit R. M., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësorin, shtetasit L. K., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)