Një 14-vjeçar është larguar nga shtëpia e tij prej ditës së hënë. Prindërit kanë bërë kallëzim në polici, pasi i mituri kishte marrë pa leje automjetin e të atit dhe është larguar.
"Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa. U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës", ben te ditur policia.
Sakaq vetë familja ka publikuar të dhënat e mjetit në rrjetet sociale, ku janë shprehur se mjeti është parë në autostradën Pejë-Prishtinë, duke kërkuar dhe ndihmën e autoriteteve të Kosovës, pasi djali nuk ka marrë me vete as mjet identifikimi çfarë ka shtuar shqetësimin e familjarëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)