Janë zbuluar detaje nga operacioni që policia e Fierit organizoi mbrëmjen e së martës në zonën e Roskovecit.
Sipas të dhënave paraprake, janë arrestuar dy persona, të cilëve iu sekuestruan një sërë sendesh të paligjshme.
Të arrestuarit janë identifikuar si Asqeri e Adiol Hada. Gjatë kontrollit të një ambienti në pronësi të tyre polcia ka gjetur 2 pistoleta, 2 kallashnikovë, 2 granata, qindra fishekë dhe rreth 20 kilogram kanabis.
Operacioni i policisë vijon teksa dy personat e arrestuar po merren në pyetje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)