Policia e Tropojës ka arrestuar në kushtet e flagrancës dy të rinj teksa po tentonin të shisnin një sasi lënde narkotike.
Gjatë operacionit “Start 2026”, u kapën në fshatin Astë, I. M., 22 vjeç, banues i zonës dhe S. A., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin kur shtetasi I. M. po i shiste lëndën narkotike, shtetasit S. A.
Qesja me lëndë narkotike kanabis, me peshë 5 kilogramë, që u gjet gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit I. M., u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)