Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj.
Gjana rezulton e përfshirë në aferën e tenderave të AKSHI-t dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj dhe të bashkëjetuesit, Renato Hristic, janë sekuestruar tetë telefona celularë si edhe laptopë, në kuadër të hetimeve nga SPAKpër një grup të dyshuar kriminal.
GJKKO ka vlerësuar se sekuestrimi i pajisjeve elektronike ka qenë i ligjshëm dhe i domosdoshëm për vijimin e hetimeve, duke refuzuar kështu kërkesën e zyrtares së lartë të policisë për rikthimin e tyre.
Sakaq, kujtojmë se Renato Hristic ka qenë më herët shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa Ervina Gjana mban aktualisht postin e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)