Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, në anën e Klosit. NewsmaxBalkans mëson se një mjet borëpastrues është përplasur me tre makina.
Sipas informacioneve paraprake, teksa po pastronte dëborën në rrugën e Arbrit, mjeti borëpastrues ka goditur një automjet tip “Volkswagen”, që lëvizte në drejtim të Tiranës.
Si pasojë e kontaktit me borëpastrutesen, automjeti është përplasur më pas me dy mjete të tjera.
Nga aksidenti janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)