Është regjistruar në Durrës viktima e parë si pasojë e motit të keq në vend.
Sipas të dhënave paraprake, ka humbur jetën si pasojë e përmbytjeve 54 vjeçari Astrit Hysenaj.
Trupi i pajetë i Hysenajt u gjet në një kanal në zonën e ish-Repartit Ushtarak në Plepa. Paraprakisht, dyshohet se 54 vjeçari u mor nga rrjedha.
Viktima, punonjës i ndërmarrjes Komunale për zonën e Plazhit, u gjet pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Durrësi prej ditësh ndodhet nën pushtetin e ujit me situatë alarmante në disa zona. Pak më parë një kallëzim u depozituar në SPAK nga opozita në drejtim të kryetares së Bashkisë Emirjana Sako, për shpërdorim detyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)