Policia e Tiranës bën të ditur se një shtetas ende i paidentifikuar nën kërcënimin e thikës ka vjedhur një shumë parash në një market në Yzberisht.
"Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë). Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)